Pesë fëmijë dhe dy të rritur kanë gjetur vdekjen të dielën në një aksident që përfshiu një shofer që po voziste në drejtim të gabuar në I-90 në McHenry County, thanë autoritetet.
Policia e Shtetit të Illinois tha se përplasja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit dhe se makina që po udhëtonte në drejtimin e gabuar u përplas “kokë më kokë” me një makinë tjetër, përcjell Telegrafi.
Kështu, të dy automjetet janë përfshirë nga flakët.
Një grua dhe pesë fëmijë humbën jetën në furgon, ndërsa një grua tjetër në makinë.
Mes viktimave janë dy vajza 13-vjeçare, një djalë 7-vjeçar, një djalë 6-vjeçar dhe një vajzë 5-vjeçare.
Drejtuesi i furgonit u identifikua si 32-vjeçari Thomas Dobosz – që është në gjendje kritike – ndërsa makina drejtohej nga 22-vjeçarja Jennifer Fernandez. /Telegrafi/