Një helikopter është rrëzuar në Italinë jugore të shtunën, nga i cili aksident kanë gjetur vdekjen të shtatë personat në bord, duke përfshirë një familje turistësh sllovenë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri u zhduk nga radarët në Castelpagano di Apricena, një zonë rurale e rajonit të Pulias, duke nxitur përpjekjet e kërkimit nga forcat ajrore dhe brigada e zjarrfikësve.
Nënkryetari i rajonit të Pulias, Raffaele Piemontese, më vonë konfirmoi se helikopteri ishte gjetur dhe të shtatë personat në bord ishin vrarë, tha Corriere della Sera.
Mes të vdekurve ishte një familje me katër anëtarë nga Sllovenia, duke përfshirë një vajzë 13-vjeçare.
Viktimat e tjera ishin një mjek lokal dhe dy pilotët e helikopterit.
Helikopteri po fluturonte si pjesë e një shërbimi ditor midis Foggia në Pulia dhe ishujt Tremiti në brigjet italiane, kur u përplas për shkak të motit të keq.
Kryetari i ishujve, Peppino Calabrese, tha për mediat se mjeku vendosi në minutën e fundit të merrte helikopterin dhe jo tragetin “për shkak të kushteve të këqija në det”.
“Komuniteti ynë është në shok. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur në 30 vjet shërbim”, ka thënë ai. /Telegrafi/