Telegrafi

Shtatë të vdekur pas shpërthimit në një pompë të karburanteve në Irlandën Veriore

Shtatë persona janë konfirmuar të vdekur pas një shpërthimi në një pikë karburanti në Donegal dhe numri pritet të rritet.

Tetë persona të tjerë po trajtohen në spital për plagët e tyre, ndërsa një kërkim i madh nga punonjësit e urgjencës nga të dy anët e kufirit irlandez vazhdon në vendin e shkatërruar në fshatin Creeslough.

Kryeministri irlandez, Micheal Martin, ka thënë se kombi është në zi për humbjen e njerëzve dhe të gjithëve i është “thyer” zemra, raporton skynews.

Qentë gërmues janë duke përdorur në operacionin e shpëtimit dhe një fadromë ka shoshitur mbeturinat, ndërsa rrënojat janë marrë me rimorkio.

Pasi njoftoi tre viktima të premten mbrëma, policia irlandeze konfirmoi katër vdekje të tjera në një deklaratë të shtunën në mëngjes.

Ndryshe, nuk ka të dhëna për shkakun e dyshuar të shpërthimit. /Telegrafi/