Site icon Telegrafi

Shtatë të vdekur pas shembjes së një xhamie në Nigeri

Një xhami në qytetin nigerian Zaria është shembur gjatë lutjeve, duke vrarë të paktën shtatë persona, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në momentin e shembjes të premten, në xhami ishin qindra besimtarë.

Siç thuhet më tej, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shembjes ndërkohë që emiri i zonës tha për mediat lokale një çarje ishte zbuluar në një nga muret të enjten.

Xhamia mendohet të jetë më shumë se një shekull e vjetër.

Ndryshe, Nigeria ka një histori të gjatë të shembjes së ndërtesave.

“Katër trupa u gjetën fillimisht”, tha një zëdhënës i këshillit Abdullahi Kwarbai për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Më pas tre të tjerë u gjetën pasi ekipi i shpëtimit kontrolloi xhaminë e shembur”, shtoi Kwarbai. /Telegrafi/

Exit mobile version