Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhia e sotme që goditi Holandën, Belgjikën, Gjermaninë dhe shtetet e tjera evropiane.
Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Gjermani, ku së paku tre persona kanë humbur jetën, pasi era e fuqishme shkuli lisat, pullaze dhe nxori shumë kamionë nga rruga.
Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në shtete tjera evropiane, ku pamjet e transmetuara tregojnë se stuhia ishte shumë e fuqishme, duke lënë prapa shumë shkatërrime. /kp/