Shtatë persona janë qëlluar për vdekje në një sinagogë në Jerusalemin Lindor, numri më i madh i të vrarëve nga një sulm i këtij lloji prej vitesh.
Përveç tyre, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të paktën tre persona të tjerë u plagosën.
Incidenti ndodhi në lagjen Neve Yaakov të qytetit rreth orës 20:15 me orën lokale.
Policia e përshkroi sulmuesin si një “terrorist” dhe tha se ai ishte “neutralizuar”.
Mediat lokale e identifikuan atë si një palestinez nga Jerusalemi Lindor.
Duke folur në vendngjarje, komisioneri i policisë izraelite Kobi Shabtai e quajti atë “një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit”.
Izraelitët ishin mbledhur për lutje në fillim të Shabatit hebre në një sinagogë në vendbanimin hebre dhe po largoheshin kur personi i armatosur hapi zjarr.
Policia thotë se më pas oficerët e kanë qëlluar për vdekje.
Ekipet e mjekësisë ligjore po hetojnë një makinë të bardhë që duket se drejtohej nga personi i armatosur. /Telegrafi/