Telegrafi

Shtatë të vdekur në Shqipëri nga coronavirusi, 284 të infektuar

Shtatë qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën dhe 284 janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Si asnjëherë më parë në 24 orët e fundit është shënuar një rekord viktimash nga coronavirusi në Shqipëri.

Një numër i tillë nuk ishte regjistruar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti në vendin tonë. Numri  më i lartë i fataliteteve ka qenë gjashtë brenda 24 orëve, ndërsa rekordi edhe thyer sot duke e thyer në një të martë të zezë.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 284

Të shëruar ne 24 orë 103

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1278

Testime totale 119,607

Raste pozitive 19,729

Raste të shëruara 10,808

Raste Aktive 8,434

Humbje jete 487