Shtatë qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën dhe 284 janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Si asnjëherë më parë në 24 orët e fundit është shënuar një rekord viktimash nga coronavirusi në Shqipëri.
Një numër i tillë nuk ishte regjistruar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti në vendin tonë. Numri më i lartë i fataliteteve ka qenë gjashtë brenda 24 orëve, ndërsa rekordi edhe thyer sot duke e thyer në një të martë të zezë.
COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487