Telegrafi

Shtatë të vdekur në shpërthimin e bombës në Afganistan

Viktimat kanë qenë nga sigurimi i ndërtimit në rajonin Sarkano. Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por guvernatori Wahidi ka akuzuar “armiqtë e paqes”, që është shprehje të cilën zyrtarët e Afganistanit e përdorin për kryengritësit talebanë, ka njoftuar DPA.

Kryengritësit talebanë kohëve të fundit po ushtrojnë taktikën e kryengritësve irakianë duke kurdisur bomba dhe sulme vetëvrasëse, pas humbjeve të mëdha që u janë shkaktuar me mënyrën konvencionale të luftimit kundër forcave të Afganistanit dhe atyre të koalicionit, të cilat numërojnë rreth 50.000 ushtarë.