Site icon Telegrafi

Shtatë të vdekur dhe 241 raste më COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënët e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri.

Kështu, gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë kryer 1260 testime, prej të cilave 241 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë shtatë pacientë kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 319 pacientë, kurse 92 pacientë janë shëruar.

Në Shqipëri prej fillimit të pandemisë dhe deri sot kanë ndërruar jetë 509 qytetarë.

Statistikat e përmbledhura mbi pandeminë e Covid-19

Të shëruar ne 24 orë 92

Të shtruar në spitale 319

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1260

Testime totale 125,220

Raste pozitive 20,875

Raste të shëruara 11,189

Raste Aktive 9,177

Humbje jete 509.

Shtimi i numrit të të prekurve me COVID-19 ka çuar në hapjen e spitalit të tretë për pacientët e prekur nga virusi vdekjeprurës. Spitali COVID-3 në ish-godinën e Kirurgjive në QSUT është hapur nga pasditja e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon për Euronews Albania vënien në funksion të spitalit për pacientët me COVID-19. Sipas saj, në këtë spital do marrin shërbim pacientët në fazë rikuperimi nga COVID-19.

Më herët ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ky spital ka në dispozicion 150 shtretër.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të respektojnë masat dhe protokollin anti-covid. Këto sjellje sipas ekspertëve ndihmojnë në uljen e shpërndarjes së infeksionit në popullatë.

Exit mobile version