Shtatë persona kanë mbetur të plagosur pasi një shofer u përplas me makinën e tij me këmbësorët pranë një qendre tregtare në Tel Aviv.
Pas përplasjes, ai thuhet se doli nga automjeti për të goditur me thikë civilët, tha policia izraelite të martën, përcjell Telegrafi.
Një zëdhënës e përshkroi përplasjen e makinës si një “sulm terrorist” dhe i tha CNN se shoferi u vra nga një civil i armatosur.
#BREAKING: Reports of a ramming attack in Tel Aviv – 5 injured pic.twitter.com/eD6grRz2Xd
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) July 4, 2023
Një nga të lënduarit, një grua 46-vjeçare, është në gjendje të rëndë, tha shërbimi i shpëtimit Magen David Adom.
Përplasja ndodhi në rrugën Pinchas Rosen në veri të Tel Avivit.
International media's reaction to Tel Aviv terrorist attack
'The media have to be liable and responsible… This was not a Palestinian man, this was a terrorist,' says our Batya Levinthal while analyzing the international media response to Tel Aviv car-ramming terrorist attack pic.twitter.com/r9Ep7LC7I5
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) July 4, 2023
Hamasi e “përshëndeti sulmin”, tha një deklaratë nga zëdhënësi i grupit militant Abdel Latif Al-Kanoa. Megjithatë nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin.
Sulmi vjen në ditën kur mediat e huaja kanë raportuar se mijëra palestinezë janë larguar nga kampi i refugjatëve Jenin pasi ushtria izraelite nisi një operacion të madh në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka thënë një zyrtar i lartë palestinez.
Si pasojë e sulmit, të paktën 10 persona u vranë, me 100 të plagosur, 20 prej tyre në gjendje kritike, tha ministria palestineze e shëndetësisë. /Telegrafi/