E plotësuar: Edhe dy dridhje kanë ndodhur në Shqipëri, duke e çuar në pesë numrin e dridhjeve këtë të shtunë.
Lëkundjet zgjatën disa sekonda duke rritur panikun tek qytetarët që tani e kanë të vështirë të rikthehen në banesa.
Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar 68 të plagosur në total ndërsa 52 regjistrohen vetëm në qarkun e Tiranës.
E plotësuar: Është rritur bilanci i të lënduarave si pasojë e dy tërmeteve të njëpasnjëshme ndodhur në një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, lëkundje të cilat u ndjenë në disa vende edhe në Kosovë.
Shërbimet e emergjencës në Shqipëri, sipas Lapsi, kanë njoftuar se pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të dy tërmeteve, kanë marrë thirrje për ndihmë nga personat e lënduar.
Paraprakisht, raportohet të janë plagosur në total 25 persona.
Pak më herët, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit (IGJEUM) ka dhënë një njoftim lidhur me dy tërmetet e fuqishme që u ndjenë në mbarë vendin rreth gjysmë ore më parë.
Sipas IGJEUM-it, tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit, është më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.
Deri më tani, sipas raportimeve paraprake, në qytetet Sarandë, Himare, Lezhë dhe Dibër, nuk ka patur dëme.
Shtatë të lënduar nga tërmetet në Shqipëri
Shtatë persona raportohet se janë lënduar nga tre tërmetet që kanë goditur Durrësin e Tiranën, por edhe qytete të tjera në Shqipëri, madje ai është ndier edhe në Kosovë.
Shërbimet e emergjencës lajmërojnë se pas tërmetit kanë nisur të kërkojnë ndihmë personat e lënduar.
Nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë-Durrës janë lënduar dy persona, raporton tch.
Në Pezë janë lënduar tre persona në një familje por edhe në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet e HAWAI pranë qendrës Kristal.