Site icon Telegrafi

Shtatë të lënduar në aksident komunikacioni në Polac të Skenderajt

Shtatë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni sot pasdite në Polac të Skenderajt, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version