Telegrafi

Shtatë të lënduar gjatë protestës në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se aktualisht po marrin shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet.

Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit, raporton TCh.

Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë.

Urgjenca mjekësore dhe spitalet vijojnë në gatishmëri.