Femrat e identifikuara janë femra të mitura, shqiptare të Kosovës, ndërsa bëhet e ditur se hetuesitë kanë arritur të sigurojnë prova dhe dëshmi se viktimat ishin trafikuar sistematikisht duke u detyruar të ofronin shërbime seksuale klientëve të ndryshëm në këmbim të të hollave.
“Viktimat ishin mbajtur nën kontroll dhe të dyshuarit kryesor kanë përfituar shuma të konsiderueshme materiale nga trafikimi i viktimave”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit e tjerë të përfshirë në këtë rast janë bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale të trafikimit me njerëz, përkatësisht në shfrytëzimin e viktimave.
Viktimat aktualisht janë strehuar, ndërkaq janë duke u trajtuar dhe mbrojtur sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit.
Ndërkaq, personat e arrestuar janë: Nurije D. 1978, Ramadan H, Driton B. 1988, E.D 1994, Ruzhdi A.1969, Kastriot M. 1989 dhe Dukagjin S. 1980, të gjithë këta shtetas kosovarë. /Telegrafi/