Dyshohet se të njëjtit në vazhdimësi kanë kryer veprat penale kontrabandim me migrantë dhe krim i organizuar.
Sipas policisë, janë arrestuar Mehdi. B., Azem. B., Sefedin. B., Bekim. N., Nysret. B., Berat. B. dhe Agim. B, që të gjithë shtetas të Kosovës.
Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Pejës, ku me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet përcjellëse.
Gjatë kontrollit të shtëpive dhe lokaleve tjera tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa gjësende që ndihmojnë kryerjen e kësaj vepre penale si: dy pasaporta të falsifikuara, një pushkë gjuetie një sprej lotsjellës, dhjetë telefona mobil, tri palë dane të dedikuara për ndërrimin e kapëseve të fotografive nëpër pasaporta, disa kartela bankare, tri komplete kapëse metalike për ndërrimin e fotografive.
Hetimet lidhur me ketë rast janë udhëhequr nga prokurori i Prokurorisë Special të Kosovës, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake është gjyqtar nga EULEX-i.
Me autorizimin e prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policor dhe janë dërguar në lokalet e qendrës së mbajtjes. /Telegrafi/