Site icon Telegrafi

Shtatë të akuzuarit për tentim vrasjen e Selës dënohen me 82 vite burg (Video)

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e tentimvrasjes së deputetit Ziadin Sela, më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, shtatë personat e akuzuar Kire Gjeorgjievski, Andrej Micov, Aleksandar Janevski, Nikollçe Dimitrievski, Kosta Dellov, Oliver Çapkovski, Nikolla Vojminovski, janë dënuar së bashku me 82 vite burg efektiv.

Katër nga të akuzuarit janë dënuar me 10 vite dhe gjashtë muaj burg, ndërsa tre të akuzuar janë dënuar me 13 vite burg efektiv, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Lexo të gjitha ngjarjet në Kuvend më 27 prill

Gjykatësja tha se të akuzuarit kanë rrezikuar seriozisht jetën e të dëmtuarit Ziadin Sela dhe janë marrë parasysh të gjitha rrethanat.

Ajo shtoi se të dënuarit do të kenë të drejtë ankesa për aktgjykimin./Telegrafi/

Exit mobile version