Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani kanë aplikuar shtatë subjekte politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 7 aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;
Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;
Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;
Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) – 6 kandidatë për deputetë;
Samostalna Liberalna Stranka (SLS) – 13 kandidatë për deputetë;
Nova Demokratska Stanka (NDS) – 60 kandidatë për deputetë”, ka njoftuar ai.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë planifikuar të mbahen me 6 tetor.