Nga hijesimet dhe skuqja deri te e bronzta dhe buzëkuqi
Teknologjitë e reja në botën e kozmetikës po na sjellin tone të mrekullueshme.
Këto nuanca, jo vetëm që janë mbresëlënëse, por edhe të qëndrueshme, kështu që grimi zgjat orë të tëra pa problem.
Fundi i vitit është ideal për ngjyrën fituese e cila të gjithave përshtatet dhe stilit dhe fytyrës u jep një frymë bukurie, transmeton Telegrafi.
Gigi di që kjo nuancë është e përsosur për sy, e ka kombinuar me buzëkuq ngjyrë bezhë.
Toni më i ngrohtë më i përshtatshëm edhe për ditën, i kombinuar me buzëkuqtë me shkëlqim të lartë.
Është koha e duhur për stil të fuqishëm ‘smokey-eyes’, të kornizuar me grimca shkëlqyese.
Edhe pse kaherë vera ka përfunduar, ngjyra e bronztë ende zë vend të veçantë në botën e bukurisë.
Vajzat kreative dinë që kjo është një dukje e përsosur për festa të gëzueshme.
Gjethet e arit janë një hit, ato krijojnë përshtypjen e një qenieje të mbinatyrshme në fytyrë.
Me buzëkuqin e kuq, çdo pamje bëhet në mënyrë të parezistueshme magjepsëse. /Telegrafi/