Kanceri i mëlçisë është mjaft i rrezikshëm dhe i vret dhjetëra mijëra njerëz në vit.
Sipas të dhënave nga Mbretëria e Bashkuar, numri i të vdekurve nga kjo formë e kancerit është rritur për 142 për qind qysh nga vitet e 1990’ta, transmeton Telegrafi.
Kanceri primar i mëlçisë – i cili fillon nga mëlçia – është më i rrallë sesa kanceri sekondar i mëlçisë, i cili fillon diku tjetër në trup pastaj shpërndahet në mëlçi.
Sipas ekspertëve, shkaktari i saktë i kësaj sëmundje ende nuk dihet, por në shumicën e rasteve është i ndërlidhur me dëmtimet e ndryshme të mëlçisë, siç është ceroza.
Sidoqoftë, cilat janë shenjat e kancerit të mëlçisë?
Simptomat normalisht nuk shfaqen derisa kanceri të jetë në një fazë të avancuar, por kur shfaqen, simptomat janë këto:
– Humbje e paqëllimshme e peshës
– Humbje e apetitit
– Jeni ngopur pas ngrënies, pavarësisht se keni ngrënë pak
– Ndjeheni të sëmurë dhe vjellni
– Keni dhimbje apo ënjtje në bark
– Keni zverdhje të lëkurës apo në bebëz të syve
– Ndiheni shumë të lodhur dhe të dobët
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, simptomat tjera përfshijnë ethet, zmadhimin e venave në bark të cilat mund të shihen përmes lëkurës, dhe keni gjakderdhje anormale. /Telegrafi/