Telegrafi

Shtatë shtete afrikane do të fillojnë testimin e antitrupave për COVID-19

Shtatë vendet afrikane do të fillojnë të administrojnë teste të antitrupave për coronavirus javën e ardhshme, njofton Qendra e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Testimi është pjesë e një përpjekje për të kuptuar se sa është përhapur infeksioni në këtë kontinent, raporton BBC.

“Liberia, Sierra Leone, Zambia, Zimbabve, Kameruni, Nigeria, Maroku janë grupi i parë i vendeve që janë angazhuar për të”, tha kreu i CDC të Afrikës, John Nkengasong, transmeton Telegrafi.

Ai tha se kontinenti kishte kryer 9.4 milionë teste për coronavirus deri më tani, të cilat kishin vendosur si objektiv shifrën prej 10 milionëve.

Mjeku Nkengasong shtoi se një strategji kontinentale ishte duke u zhvilluar për të ngritur një konsorcium të provave klinike dhe më pas të fillojë prokurimin dhe financimin e vaksinave.

Kontinenti deri më tani ka regjistruar 1,084,904 raste të coronavirusit, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins. /Telegrafi/