Në Klinikën e Gjinekologjisë për momentin janë të shtrira shtatë shtatzëna të infektuara me coronavirus.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismaili konfirmoi për Telegrafin se gjendja e tyre është stabile.
“Për momentin janë shtatë shtatzëna me COVID-19. Gjendja e të gjithave është stabile”, tha ai.
Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me coronavirus. Të hënën në vendin tonë u konfirmuan 259 raste të reja, dhe 14 raste të vdekjes.
Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës. Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/