Site icon Telegrafi

Shtatë sekretet ushtarake të deklasifikuara (Foto)

Absurde, shqetësuese, të frikshme, groteske janë karakteristikat e disa projekteve ambicioze në një kohë top sekret ushtarak, dhe më vonë u deklasifikuan (domethënë u vunë në dispozicion dhe informacioni ishte jo i rezervuar).

Këtu janë 7 operacionet ushtarake, apo të CIA-s, për të cilat u njohëm, vetëm pas anulimit të tyre.

1-Projekti Iceworm


Operacioni ushtarak amerikan filloi në vitet ’60, që parashikonte ngritjen e një baze për lëshimin e raketave balistike nën një kapak të akullt në Greenland, shumë pranë Bashkimit Sovjetik, të cilat do të ishin të mjaftueshme për të arritur disa vende të përcaktuara. Për të testuar realizueshmërinë, Shteteve të Bashkuara krijuan një qytet nëntokësor, i quajtur Camp Century, i cili më vonë u braktis për kushtet e paqëndrueshme të akullit (por që ende mund të bëjë dëme). Projekti u njoftua nga Qeveria Daneze vetëm në vitin 1995.

2-Projekti i diskut fluturues

Në fund të vitit të vitit 2012, Forcat Ajrore të SHBA deklasifikuan dokumentet lidhur me projektin për të ndërtuar një avion në formë si një “disk fluturues”, që mund t’iu kundërvihej bombarduesve rusë. Planet e filluara në vitin 1950, parashikonin ndërtimin e një objekti që do të ishte i aftë për të arritur shpejtësinë prej Mach 4 (4 herë më e madhe sa shpejtësia e zërit) dhe 30,480 metra lartësi: një lloj anije supersonike, e aftë për të fluturuar në stratosferë. Kompania kanadeze Avro Aircraft Ltd., u kujdes për të realizuar disa prototipa me një kosto prej 3 milion dollarë të kohës (rreth 23 milionë euro aktuale), por doli se objektet e projektit ishin shumë të paqëndrueshme dhe të zhurmshme, për pasojë u anulua në vitin 1961.

3- Projekti MK-ULTRA

Pas këtij emrin të koduar fshihej projekti i CIA-s, që kishte të bënte me kontrollin e mendjes. Ky projekt ka frymëzuar edhe shumë filma, si Teoria e Konspiracionit të kandidatit Manchurian. Programi ilegal e klandestin, parashikonte eksperimente mbi metodat potenciale të kontrollit të mendjes; si hipnoza, administrimi i LSD, barbiturikët, (Barbiturikët janë droga yndyrë e tretshme; rrjedhin nga acidi barbituric, të cilat veprojnë në sistemin nervor qendror dhe shkaktojnë efekte të tilla si qetësim ose anestezi. Barbiturikët mund të shkaktojnë varësi fizike dhe psikologjike.), apo teknika të torturës, për të stërvitur vrasësit e programuar dhe që këta të ishin nën kontrollin e CIA-s. Është miratuar në vitin 1953, por programi u anulua përfundimisht 20 vjet më vonë; kur atë kohë shefi i CIA-s, urdhëroi shkatërrimin e dokumenteve të tij. Por 4 vjet më vonë, pas një hetimi të vështirë, ato dolën në dritë dhe dokumentet u deklasifikuan.

4- Zona 51

Asnjë vend tjetër sekret nuk është kaq i famshëm sa zona ushtarak që ndodhet 134 km nga Las Vegasi në Nevada. Në korrik të 2013, deklasifikimi i disa dokumenteve të CIA-s, zbuloi se zona në fjalë prej vitesh ishte përdorur për të testuar projekte sekrete të avionëve, mes të cilëve edhe aeroplanët zbulues spiun U-2, të përdorur në programet e mbikëqyrjes kundër Bashkimit Sovjetik. Karakteri sekret i zonës kishte tërhequr disa thashetheme në lidhje me përdorimin e alienëve në eksperimente, por në të vërtetë realitet ishte më pak interesant.

5- Projekti Grudge

Edhe pse nuk është në Zonën 51, Forcat Ajrore Amerikane u ngarkuan të studionin objektet fluturues të paidentifikueshëm. Projekti Grude, ishte mjaft i shkurtër dhe zgjati nga vitit 1947-1949. Konkluzionet e programit të shkurtër të studimit ishin se nuk arritën të përcaktonin origjinën e objekteve fluturuese. Kritikët e projektit argumentuan se çdo vlerësim ishte nisur nga premisa se UFO-t, nuk ekzistojnë dhe për këtë arsye analizat e këtij programi nuk ishin të besueshme. Pra bëhet fjalë për një program të dështuar, që nuk arritën të zbardhin të vërtetën.

6-Operacioni Paperclip

Në vitin 1946, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harry Truman autorizoi operacionin për tërheqjen e mendjeve që kishin shërbyer për nazizmin. Ky projekt do të shërbente për të evituar që këto njohuri ushtarake dhe teknologjike të mos i kalonin Bashkimit Sovjetik. Operacioni ka vijuar deri në vitet ’70, dhe tërhoqi pas vetes baronin Wernher von Braun: shkencëtar dhe shpikës i raketave ushtarake naziste. Gjithashtu Braun u bë projektuesi i raketës Saturn V, që çoi njeriun në Hënë.

7- Projekti Manhattan

Projekti famëkeq, që kishte të bënte me realizmin e bombës së parë atomike nisi në vitin 1939 dhe që u kthye në një potencial katastrofik. Në 6 korrik 1945, u bë edhe testimi i saj i parë në bazën e Alamogordo, 193 km në jug të Albuquerque, të New Mecico-s. Një muaj më pas, ky projekt u kthye edhe në kërpudhën e parë atomike, ku dy bomba shkatërruan Hiroshimën në Nagasaki. Fotografitë e bombave të para u deklasifikuan vetëm në vitet ’60. /Gazeta Shqip/

Exit mobile version