Site icon Telegrafi

Shtatë raste të sulmeve fizike ndaj grave vetëm brenda 24 orëve

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin për 24 orët e fundit paraqet shtatë raste të sulmeve fizike ndaj grave në Kosovë.

Tre raste, një në Gllogocë dhe dy në Prishtinë, janë cilësuar si lëndime të lehta trupore. Tre të arrestuar meshkuj janë ata që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht gratë viktima pas mosmarrëveshjeve me to.

Në Prishtinë është arrestuar po ashtu një person për sulm ndaj gruas.

Ndërsa edhe dy raste të tjera kanë ndodhur në Gjakovë, ku janë arrestuar një ashkali që kishte sulmuar bashkëshorten e tij fizikisht si dhe një shqiptar që kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht dy vajza.

Në të dyja këto raste të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti i fundit i evidentuar në raportin e Policisë është shënuar në Fushë Kosovë, ku një ashkali raportohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten. /Telegrafi/

Exit mobile version