Telegrafi

Shtatë raste të reja në Prizren, Haskuka thotë në pritje të rezultateve janë edhe 40 testime tjera

Në Prizren sot janë regjistruar shtatë raste të reja me coronavirus.

Kryetari Mytaher Haskuka ka thënë për RTV Dukagjinin ka se infektimet e reja janë nga familje të ndryshme me përjashtim të tre personave që vijnë nga e njëjta familje.

Ai ka thënë se këto infektime nuk lidhen me ndonjë kompani publike, përcjell Telegrafi.

Haskuka ka thënë se sot në Prizren po ashtu janë bërë rreth 40 testime të reja rezultatet e të cilave do të dalin ditëve në vijim.

I pari i Prizrenit ka bërë apel të qytetarët që të bartin maska pas sipas tij në të kundërtën rrezikojnë familjarët e tyre dhe njerëzit e tjerë./Telegrafi/