Telegrafi

Shtatë punëtorë të KEK-ut zihen në flagrancë

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, menaxhmenti i KEK-ut ka reaguar menjëherë duke i suspenduar punëtorët, ndërsa ata po mbahen nga Policia e Kosovës.

KEK-u, nëpërmjet kësaj komunikate ka falënderuar konsumatorët e ndërgjegjshëm që kanë ndihmuar në zbulimin e këtij rasti.

“Ngjarja e sotme tregon përkushtimin e menaxhmentit të KEK-ut që t’i luftojë të gjitha rastet e keqpërdorimeve brenda dhe jashtë korporatës. Ky rast është në vazhdën e thirrjeve publike të menaxhmentit të KEK-ut, sidomos gjatë ditëve të fundit që po u bënë vazhdimisht konsumatorëve që t’i denoncojnë të gjitha rastet e keqpërdorimeve nga punëtorët e pandërgjegjshëm të korporatës”, thuhet në komunikatë.

KEK-u kërkon nga konsumatorët që të vazhdojnë me denoncime të rasteve të tilla. “Ky përkushtim do të vazhdojë deri në eliminimin e plotë të dukurive negative si ndaj punonjësve të KEK-ut ashtu edhe ndaj konsumatorëve që e keqshfrytëzojnë energjinë elektrike, e cila mund të bëhet vetëm me ndihmën e organeve të rëndit (ndihmë e cila është mjaft e theksuar) dhe drejtësisë, e cila fatmirësisht ka filluar të ndihmojë KEK-un në këtë mision”, përfundon komunikata. /Telegrafi/