Një person ka vrarë sot në Abuxha shtatë zyrtarë policë, duke shkaktuar panik të madh në mesin e banorëve të kryeqytetit të Nigerisë, transmetojnë mediat e këtij vendi.
Policët thuhet të jenë vrarë në Galadimawa Junction, jo shumë larg nga aeroporti i qytetit.
Tash për tash nuk dihen shkaqet e incidentit, në të cilin u vra edhe sulmuesi.
Sulmi vjen tre muaj pasi që dhjetë zyrtarë policorë ishin vrarë në një pritë në Benue State. /kp/Telegrafi/