25 persona janë arrestuar për shkak të përdorimit të dhunës në protestat e mbrëmshme para Kuvendit të Maqedonisë, të cilat eskaluan kur protestuesit tentuan të futen në hapësirat e Kuvendit.
Jozyrtarisht mësohet se janë lënduar shtatë policë dhe dy civilë. Nga MPB thonë se policia ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protestat mbrëmë u mbajtën në shenjë revolte ndaj nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni-Greqi për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Protestuesit u organizuan përmes rrjeteve sociale, ndërsa morën pjesë edhe grupi i tifozëve “Komitët”.
Protestat i ka përkrahur edhe kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev. /Telegrafi/