Telegrafi

Shtatë pjesëtarë të FSK-së nga Podujeva të infektuar me COVID-19

Në Podujevë sonte janë regjistruar shtatë raste të reja me coronavirus dhe që të gjithë janë pjesëtarë të FSK-së.

Lajmin e ka dhënë epidemiologia Bedrije Rama për RTV Dukagjinin.

“Të gjithë këta mendohet se janë infektuar nga kolegu i tyre nga Vushtrria”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Rama ka thënë se të njëjtët kanë punuar në kazermën e Prishtinës.

Epidemiologia thotë se tashmë në Podujevë janë 18 raste aktive me coronavirus.

Rama thotë se janë edhe disa pjesëtarë të FSK-së nga Podujeva që do të testohen si të dyshuar me coronavirus por nuk dihet numri i saktë i tyre.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus në Podujevë ka shkuar në 30./Telegrafi/