Site icon Telegrafi

Shtatë personazhet e famshme të filmave që nuk e dinim se ishin kopjuar

Ndonjëherë duke shikuar një karakter të një filmi ose një karikaturë, spektatorët mund të marrin një ndjenjë sikur e kishin parë diku më parë.

Disa njerëz nuk i japin një tjetër mendim, por të tjerët fillojnë të kërkojnë për libra, filma ose karikatura që përpiqen të gjejnë karakterin e vërtetë në mishërimin e parë.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë aktorët që realizuan tatuazhe për të kujtuar filmat më të rëndësishëm të karrierës

Bright Side ka mbledhur shtatë shembuj të karaktereve të famshme nga filmat e njohur, që kishin ekzistuar tashmë edhe më parë.

“Kimba the White Lion” vs “The Lion King”

Luani i bardhë Kimba (i cili tingëllon më shumë si Simba) është një personazh i serialit të parë televiziv të animuar me ngjyra japoneze të filmuar në vitin 1965 dhe i përkthyer në shumë gjuhë të botës. Përveç ngjyrës dhe shkronjës së parë të emrit, të gjitha detajet tjera të Kimbas dhe Simbas janë njësoj – ata të dy dëgjojnë këshillat e mençura të qenieve më të vjetra, dhe luftojnë kundër një të afërmi mizor dhe flasin me fantazmat që dalin nga retë.

Sidoqoftë, ‘Disney Studios’ mohojnë se Mbreti Luan është kopjim i “Kimba the White Lion”, duke këmbëngulur se ishin Hamlet dhe Bambi ata që shërbyen si burim frymëzimi.

“Zorro” vs “Batman”

Karakteri Zorro kishte debutimin e tij në vitin 1919. Ai kishte një shpellë të fshehtë nën rezidencën e tij ku mbante pajisjet dhe kostumet e tij së bashku me “zorromobile” (kështu krijuesit e Batmanit do ta quanin kalin e Zorro-së. Skenari është i njëjtë në pothuajse të dy filmat).

“Looney Tunes” vs “Little Man”

Filmi “Little Man” kur e shikoni iu lë një ndjenjë që e keni parë tashmë diku më parë. Një fëmijë i cili ishte lënë në prag të shtëpisë së personazheve kryesorë rezulton të jetë një xhuxh i keq dhe mund të shohim të njëjtin skenar që ndodh në filmin “Looney Tunes” ku Bugs Bunny kujdeset për të njëjtin lloj të “foshnjës”. Për më tepër, disa episode në “Little Man” janë absolutisht të njëjta si në “Looney Tunes”.

“Little Monsters” vs “Monsters, Inc”.

Në filmin “Monsters” që u publikua në vitin 1989, një përbindësh i kaltër me emrin Maurice paraqet foshnjën Brian në botën e përbindëshave. Përbindëshat në këtë film gjithashtu trembin fëmijët dhe Brian fillon të mos frikësohet kur e kupton “sekretin”, dhe në fund dyert e botës së përbindëshave mbyllen për fëmijët. E gjithë kjo tingëllon shumë e ngjashme me skenarin e filmit “Little Monsters”.

“Soldier” vs “The Terminator”

Kush është Harlan Ellison emri i të cilit është në të gjitha titujt e filmave ‘Terminator’? Ai është autori i tregimit të ‘Soldier’ sipas të cilit u krijuan filmi i parë dhe personazhi kryesor i ‘Terminator’-it. Falë vendimit të gjykatës, Harlan mori një të drejtë të përjetshme për t’u përfshirë në titujt e të gjitha filmave rreth ‘Terminator’-ëve.

“The Christmas Toy” vs “Toy Story”

Në filmin e vitit 1986, lodrat u bënë të gjalla kur askush nuk i pa ato dhe jetuan jetën e tyre. Sipas skenarit të filmit, një nga personazhet nuk e di se ai është një lodër dhe i merr të gjithë personazhet e tjerë në telashe. “Disney” thotë se “The Christmas Toy” thjesht frymëzoi studion për të krijuar shfaqjen e fëmijëve të bërë nga 30 episode gjysmë orëshe.

“Deathstroke vs Deadpool”

“Deathstroke” është një vrasës që mban një maskë dhe ka aftësi të jashtëzakonshme të përdorjes së armëve, si dhe aftësi shëruese. Ai është një personazh komik i prodhuar nga kompania “DC” që debutoi në vitin 1980. Ashtu si “Deadpool”, ai ka një tendencë të shfaqet në momentin e duhur dhe t’i shpëtojë vdekjes së tij pa pushim. Duket se ka më shumë ngjashmëri sesa dallime mes këtyre dy djemve. /Telegrafi/

Exit mobile version