Shtatë persona janë arrestuar në Francë lidhur me sulmin e së premtes jashtë ish-zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një burrë i armatosur me një armë të tipit hanxhar theri dy persona në qytetin e Parisit.
I dyshuari kryesor i cili thuhet të jetë një 18-vjeçar me origjinë pakistaneze, u arrestua pranë vendit të ngjarjes.
Policia ndërkohë, potencoi se edhe gjashtë persona të tjerë gjenden në paraburgim dhe të njëjtit po merreshin në pyetje.
Sulmi i së premtes në Francë po konsiderohet si një akt terrorist, sipas autoriteteve në vend.
Ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha se sulmi pranë ish-zyrës së revistës satirike Charlie Hebdo ishte “qartë një akt i terrorizmit islamik”
Sulmi erdhi ndërsa një gjyq i profilit të lartë ishte në proces ndaj 14 personave të akuzuar për ndihmën e dy xhihadistëve që kryen sulmin në 2015 ndaj Charlie Hebdo, në të cilin u vranë 12 persona. /Telegrafi/