Të paktën shtatë person kanë vdekur dhe 19 janë zhdukur pasi një varkë u përmbys në lumin Danub në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Sipas BBC, tridhjetë e tre persona, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur u godit nga një anije tjetër ndërsa u ankorua, transmeton Telegrafi.
Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00. Lumi Danub u rrit për shkak të reshjeve të mëdha, duke shkaktuar kështu rryma të forta.
Varka që u përmbys u identifikua si “Hableany”, ose Mermaid. Anija ka dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut, konfirmoi se 19 koreanë janë të humbur dhe thanë se qeveria kishte planifikuar të dërgonte një epik të zyrtarëve në Hungari, duke shtuar se këshillimi do të vihej në dispozicion të familjeve të viktimave.
Operacioni i shpëtimit vazhdoi në orët e hershme të së enjtes, me anije, zhytës, drita, dhe pajisje të tjera të përshtatshme.
Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se sa më shumë kohë të kaloi, rrymat e forta do të mbanin njerëz në drejtim të rrymës, duke pakësuar shanset për gjetjen e të mbijetuarve. /Telegrafi/