Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot tha se janë arrestuar shtatë persona si të dyshuar për incidentin në Shuto Orizare, ku u sulmuan dy policë.
Ai tha se gjatë ditës së sotme policia do t’i vazhdojë hetimet për t’i siguruar të dyshuarit tjerë për këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy nga policët e rrahur kanë qenë nga stacioni policor Çair, por jashtë orarit të punës. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje, kur banorët e lagjes së Shuto Orizares sulmuan policët, duke menduar se ishin kidnapues, për të cilët më herët kishin alarmuar qytetarët tjerë./Telegrafi/