Telegrafi

Shtatë persona lirohen nga akuzat për krime lufte

Trupi gjykues i shpalli të akuzuarit Ejup Kabashi dhe Sokol Bytyqi të pafajshëm për akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile, sepse nuk është dëshmuar se, në korrik 1998, ata kanë zbatuar masa të terrorit dhe kërcënimit kundër popullatës civile serbe nga Opterusha.

“Të akuzuarit Mustafa Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi u shpallën të pafajshëm sepse nuk është dëshmuar që ata i kanë ndihmuar Ejup Kabashit në kryerjen e krimeve të lartpërmendura”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.

Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori special i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës. /Telegrafi/