Shtatë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Jashar Hoxha” në Paskuqan, Tiranë, kanë përfunduar me urgjencë në QSUT.
Dyshohet se ata janë helmuar, por një prej shkaqeve mund të jetë edhe përdorimi i hashashit.
Helmimi mund të ketë ndodhur edhe nga përdorimi i acidit në shkollë.
Grupi hetimor ka mbërritur në shkollë dhe po kryen veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes. /lapsi.al/