Telegrafi

Shtatë nuancat e llakut të thonjve për ditë të ftohta: Ngjyra e hirtë-kaltër, perishane e artë, metalik, e kuqe dhe e gurit

Fundi i vitit do të shënojë tekstura të mrekullueshme, perishane të theksuara, mirëpo bashkë me to janë edhe disa përzierje nuancash, siç janë e kaltra e përzier me të hirtën apo megjithatë harmonia e ngjyrave të gurit të mermerit

Kemi vërejtur interesim për nuancat e inspiruara nga natyra, ndërkaq hitet e dimrit do të jenë ngjyrat e gurit dhe mermerit dhe e kuqja dhe e kaltra si hit-variante të mrekullueshme për fund të vitit.

Pos tyre, aty janë edhe nuancat e hirta-kaltër, përzierja e karakteristike ngjyrave, më shumë variante të shkëlqimit të artë – ka komentuar estetja e manikyrit, Samantha Birkett-Leigh për Nylon.com, përcjell Telegrafi.

Përzierja e ngjyrës blu dhe gri sjell një hije elegante, që shtrihet dhe përshtatet në të gjitha gjatësitë e thonjve, nga e shkurtër te super e gjatë në majë.

Shkëlqimi është një moment i pashmangshëm në manikyrët e fundvitit, dhe bien në sy hijet e arta në llaqe transparente, si dhe xhixhat për dashamirët e manikyrëve të thjeshtë.

Varianti neutral këtë vjeshtë dhe dimër është ideal në një version më të errët, popullore janë ngjyrat e kafesë së bardhë ose rërës gri.

Ngjyra e gurit dhe mermerit sjell në fokus një sërë nuancash gri, nga ato të errëta te ato të lehta.

Ngjyra metalike është një botë në vete, dhe në një larmi ngjyrash, kryesore është strukturë e cila ndryshon nuancat në varësi të dritës së ambientit.

E kuqja është mbretëreshë e elegancës dhe manikyrit efektiv, dhe përveç nuancave të errëta, fokusi do të jetë në hije pak më të forta.

Së bashku me të kuqen, ne gjithashtu kombinojmë edhe jeshilen, sepse trendet na sjellin ato tone të heshtura, të frymëzuara nga ngjyra e pishës. /Telegrafi/