Këngëtarja e famshme amerikane, Jennifer Lopez, dhe partneri i saj, Alex Rodriguez, kanë organizuar një festë për fejesën e tyre.
Një burim i thotë ET se çifti pati një festë fejese në Los Angeles të premten në mbrëmje. Kjo vjen pothuajse shtatë muaj pasi Rodriguez i propozoi Lopez.
Në pjesëmarrje ishte shoqja më e mirë e J.Lo, Leah Remini, e cila postoi një selfie mahnitëse të të dyve në Instagramin e saj. Në foto, këngëtarja e hitit, “If You Have My Love” rrëmbeu vëmendje me fustanin unik me një mangë në njërin krahë.
“Ribashkim dhe ndjehemi mirë”, ka shkruar Remini krahas imazhit, e cila gjithashtu përmban fotografi me menaxherët e Lopez, Benny Medina dhe Angelo Pagan.
ET po ashtu ka folur me Lopez në fillim të këtij muaji, ku tregon se ajo dhe Alex janë ende duke biseduar për planet e tyre të dasmës.
“Ne po flasim për këtë, por ne nuk kemi ndonjë plan të fortë dhe ne po flasim për shumë vende, por unë nuk di akoma”, ka thënë ajo, duke shtuar se ata nuk kanë zgjedhur as një datë të saktë për martesën.
Nga ana tjetër, edhe Alex postoi një fotografi përkrah yllit amerikan, ndërsa dukeshin mjaft elegant me veshjet që zgjodhën.
“Shumë i lumtur të festojë me familjen dhe shoqërinë e ngushtë”, është përshkrimi që Rodriguez ia ka vënë fotos. /Telegrafi/