Kampionati Botëror vazhdon të sjell emocione të mëdha, ku deri më tani janë zhvilluar 17 ndeshje dhe janë shënuar 41 gola.
Ende nuk ka ndodhur që një ndeshje të mbyllet pa gola, duke bërë që tifozët e futbollit të kenë çfarë të shohin në çdo ndeshje.
Por deri më tani ka pasur shtatë gola të jashtëzakonshëm.
Kontrolli i largët dhe goditja e Coutinhos
Coutinho shënoi në ndeshjen me Zvicrën për ta kaluar në epërsi Brazilin (1-0). Ai gjuajti nga distanca dhe shënoi një gol shumë të bukur.
https://www.youtube.com/watch?v=4SBWrYYRpSg
Goditja e bukur e Mertens
Mesfushori i Napolit shënoi një gol të mrekullueshëm për të dërguar rezultatin në 1-0 sapo filloi pjesa e dytë.
Gjuajtja e lirë e Cristianos kundër Spanjës
Rezultati i ndeshjes ishte 3-2, ndërsa zhvillohej minuta e 88-të. Ai shënoi nga gjuajtja e lirë, njërin nga golat më të bukur të kampionatit.
Nacho dhe goditja ‘raketë’ e tij
Një top i kthyer nga zona dhe Nacho gjuan me të parë për ta lënë Rui Patricion të ngrirë.
https://www.youtube.com/watch?v=OXemv-SICk0
Goditja e Kolarov
Serbi Kolarov ia fitoi tri pikë Serbisë duke shënuar në portën e Keylor Navas, nga gjuajtja e lirë.
Cheryshev dhe eleganca e tij
Golovin asiston për sulmuesin anësor të Villarrealit, i cili kalon dy kundërshtarë dhe me një goditje të bukur shënon.
Inteligjenca e Quintero
Lojtari i River Plate, ka imituar yllin brazilian të futbollit, Ronaldinhon, duke gjuajtur nën murin mbrojtës të Japonisë.
Portier e preku topin, por pasi e kishte kaluar vijën. /Telegrafi/