Site icon Telegrafi

Shtatë momentet më të çuditshme të ‘Euro 2016’ (Foto/Video)

‘Euro 2016’ ka qenë një turne mjaft i ndjekur, i cili u shoqërua me disa ndeshje interesante. Befasitë nuk munguan, ndërsa pakkush e kishte parashikuar se në fund do të triumfonte Portugalia.

Mirëpo, si çdo turne i madh futbolli, edhe ky kampionat u shoqërua me disa momente të çuditshme, të cilat Telegrafi jua sjell më poshtë.

Po vijnë vikingët!
Kënga e tifozëve të Islandës që ishte në fakt “Kënga e luftës së vikingëve”, natyrisht se ishte frymëzim që Islanda të ishte ndër befasitë kryesore të Evropianit.

‘Toy story’
Anglia u eliminua në mënyrë të turpshme nga kampionati, ndërsa bujë të madhe bëri Chris Smalling, i cili e mbante me vete ‘luanin’ që kishte për qëllim ta motivonte skuadrën. Por, kjo nuk ndodhi!

Fati irlandez

Shumë tifozë irlandezë kishin veshur fundet e tyre tradicionale. Porse, vëmendje të madhe tërhoqi prania e një tifozi irlandez në mesin e tifozëve të Suedisë.

Vërtet e bëri sërish?!

Ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Ukrainës u la nën hije nga gjestet e Joachim Low që nuk kanë nevojë për komentim.

https://youtu.be/0hajqD_ylV0

Nuk u desh të qeshte

Cristiano Ronaldo është padyshim një prej lojtarëve më të mirë në botë, por njëherësh është edhe ngacmues dhe arrogant. Pasi foli me shaka për “mentalitetin e vogël” të islandezëve, në ndeshjen e radhës ai huqi penaltinë ndaj Austrisë, ndërsa huqja u shoqërua me përqeshje nga të tjerët, duke u konsideruar më shumë qesharake se befasuese.

https://www.youtube.com/watch?v=nGelz3PzDnI

Vallëzimi ‘Haka’ i uellsianëve

Gjatë Evropianit, lojtarët e Uellsit janë xhiruar duke bërë vallëzimin tradicional të Zelandës së Re, ‘Haka’, vetëm me të brendshme. Neil Taylor, Wayne Hennessey dhe Jonny Williams ishin xhiruar duke bërë vallëzimin e luftës të fisit Maori, edhe pse sapo ishin eliminuar nga turneu.

https://youtu.be/ZiVDj8wLunk

Sfida me transversalen

Gianluigi Buffon vazhdon të jetë ndër portierët më të mirë në botë, përkundër moshës që ka. Ndërsa për të festuar fitoren e Italisë ndaj Belgjikës, u kap për shtylle, ndërsa kjo nuk i shkoi aq mirë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gCcvnziXlac

Exit mobile version