Telegrafi

Shtatë milionë euro do të kushtojë ndërtimi i centralit fotovoltaik në Osllomej

Shtatë milionë euro do të kushtojë ndërtimin i centralit fotovoltaik “Osllomej”, dhe saktësisht vendi ku është planifikuar të ndërtohet ky termocentral fotovoltaik do të vizitohet sot nga Ministri i Ekonomisë dhe zv. drejtori i përgjithshëm i ELEM-it.

Kreshnik Bekteshi së bashku me Fatmir Limanin do të vizitojnë TEC Osllomej dhe termocentralin fotovoltaik Osllomej.

Sipas njoftimeve, fabrika do të ndërtohet në një sipërfaqe mbi 15 hektarë tokë në minierën tashmë ekzistuese në zonën e TEC Oslomej.

Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e centralit fotovoltaik “Osllomej”

Shuma e mjeteve prej shtatë milionë eurosh për këtë investim është siguruar me anë të një huaje prej 5.9 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa 1.1 milion do të sigurohen nga fondet e ELEM-it./Telegrafi/