1. Mblidhini flokët sipër kokës dhe lidhini me një kordon elastik. Tërhiqni bishtat e flokëve për një efekt ujëvare si të Eva Longoria. Sigurohuni që të mos dalin fije duke i lyer me pak xhel, transmeton Telegrafi.
2. Për një stil si të Sarah Gadon, lyejini fillimisht me një krem të lehtë pastaj ndajini në mes nga njëri vesh te tjetri. Bëni gërshet pjesën e përparme dhe mbështilleni rreth kokës duke e kapur, po kështu edhe pjesën e prapme.
3. Fillimisht lyeni me një xhel të trashë flokët dhe tërhiqini pas kurorës. Shtrojini dhe mblidhini deri në pjesët e fundit të flokut, pastaj rrotullojini dhe kapini si Kate Bosworth. Sigurojini me karfica.
4. Shtrojini flokët pas kokës duke i mbledhur të gjitha pas. Përdridhini në formën e një petulle dhe vendosni karfica për të ndërtuar një thurje si Zoe Saldana.
5. Lyejini flokët me disa pika xheli vajor. Lërini disa flokë të lira përpara, mblidhni pjesën tjetër në një anë, ndajeni në tre seksione dhe bëjini gërsheta. Mundohuni t’i mbërtheni me karfica në mënyrë të rastësishme, si Whitney Port.
6. Për të bërë një model si Molly Sims, ndani një seksion rreth 5 cm nga njëra anë dhe bëjeni gërshetë, pastaj kapeni poshtë flokëve pas. Zbutini me krem kaçurrelat e lëshuar për tu derdhur poshtë.
7. Përpiquni të arrini stilin e thjeshtë të Kirstin Dunst: një pjesë e flokëve anash dhe tjetra e ndarë në tre seksione. Bëni gërshetë secilin nga seksionet si një kurorë dhe kapini. Përpara mund t’i lyeni me një sprej të shkëlqyeshëm. /Telegrafi/