Shumica e njerëzve ndikohen nga reklamat e llojit “para dhe pas”, të cilat pohojnë se produktet e caktuara shkaktojnë humbje të menjëhershme të peshës dhe tonifikim të trupit.
Në sekondat e parë pasi t’i kenë parë reklamat, shumica e njerëzve ndjehen të motivuar dhe kanë tendenca t’i blejnë paisjet apo produktet të cilat i shesin, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, humbja e kilogramëve të tepërt është gjithmonë më mirë të bëhet në mënyrë natyrale sesa me ndihmën e dietave apo ilaçeve.
Këto janë dhjetë mënyrat më të mira për të humbur peshë në mënyrë natyrale dhe pa u frikësuar nga efektet anësore:
– Zvogëlon konsumimin e niseshtës dhe shmangni sheqerat e rafinuar
– Konsumoni 8-12 perime çdo ditë
– Konsumoni sasi të madhe të ushqimeve të pasura me omega-3
– Konsumoni 30-50 gramë proteinë çdo ditë
– Bëni ushtrime anaerobe të intensitetit të lartë me intervale
– Bëni aktivitete tjera
– Kufizojeni kohën që e kaloni duke shikuar video-lojëra
/Telegrafi/