Site icon Telegrafi

Shtatë mëkatet e mëdha që do ta qojnë Koemanin drejt shkarkimit

E ardhmja e Ronald Koeman si trajner i Barcelonës është varur në fije me Joan Laporta dhe pjesën tjetër të bordit të klubit, që janë  duke e marrë parasysh largimin e tij.

Turpi i fundit ishte disfata 3-0 ndaj Benfica në Ligën e Kampionëve dhe Koeman tashmë është në pikëpyetje nga disa brenda klubit, pasi ky ishte ndoshta rezultati më i keq që holandezi mund të merrte.

Koeman është kritikuar dhe gjykuar për shumë arsye të ndryshme, por më poshtë i gjeni shtatë prej tyre vendimtare që e kanë çuar holandezin drejt greminës.

1.Sulmet ndaj lojtarëve

Trajneri nuk kishte asnjë shqetësim për të deklaruar publikisht se skuadra e tij ishte dobësuar gjatë verës, ndërsa shtoi se disa nga lojtarët e rinj ishin më të përkushtuar se veteranët.

Ai ishte kritik pas ndeshjeve, duke qortuar lojtarët e tij për shanset e humbura dhe gabimet në përqendrim dhe ai e bëri këtë gjë edhe pas ndeshjes në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje.

“Ne duhet të kërkojmë më shumë nga lojtarët, në golin e parë nuk mund ta lejojmë lojtarin kundërshtar të hyjë aq lehtë, Barcelona e sotme nuk është ajo e tetë viteve më parë”.

2.Ndryshimi i sistemit dhe dalja kundër stilit natyror të Barcelonës

4-3-3 nuk ka qenë i paprekshëm për Koeman i cili shpesh ka zgjedhur sistemin 4-2-3-1 ose edhe atë që përdor me pesë lojtarë në mbrojtje.

Loja e viteve të kaluara është zhdukur në disa ndeshje, më së shumti në barazimin me Granadën ku Los Cules bën 54 harkime në zonë.

Edhe një herë, holandezi fajësoi lojtarët e tij: “Nuk kishte lojtarë për tiki-taka.”

3.Mungesa e harmonisë me Joan Laporta

Që në fillim ka qenë e qartë se presidenti dhe trajneri kanë një marrëdhënie të vështirë. Në fushatën e tij elektorale, Laporta la të kuptohej se kishte dyshime mbi përshtatshmërinë e holandezit në pozicionin e tij dhe kjo doli në pah në verë kur presidenti i tha Koeman se po shikonte opsionet tjera.

Fillimi jokonsistent i sezonit nuk e ka ndihmuar trajnerin.

4.Koeman është realist, por…

Trajneri siguron tifozët se ai është realist dhe i di qartë ambiciet me ekipin që ka, por kjo nuk është pritur mirë nga bordi dhe lojtarët.

“Në Ligën e Kampionëve nuk mund të presësh mrekulli, të mbash një pozicion në të lartë në kampionat do të ishte një sukses”, kishte deklaruar ai.

5.Pranoi t’i largojë yjet 

Koeman pranoi të gjitha kufizimet për shkak të situatës katastrofike ekonomike. Ai e kuptoi që duhej të shiste lojtarë dhe se çdo afrim do të bëhej me transferime falas.

Ai pranoi me butësi largimet e Messit, Griezmann, Emerson Royal edhe pse ato vendime e kishin lënë atë me një ekip pafundësisht më të dobët.

6.Ai nuk iu lejon kryesisë të ndërhyjë

Pavarësisht presionit nga disa, përfshirë Laporta, se si ai duhet të stërvisë ekipin, Koeman ka mbetur i vendosur.

Ai ka konsideruar se ka lojtarë më të merituar për minuta sesa Samuel Umtiti dhe Riqui Puig, pavarësisht inkurajimit nga lart për t’i futur në lojë.

7.Blerjet, si në bixhoz  dhe ndryshimet e shpeshta 

Nënshkrimi i Luuk de Jong ishte një lojë personale në emër të Koeman dhe sulmuesi holandez nuk po performon diku afër standardit që pritet prej tij.

Koeman i ka dhënë atij shumë besim dhe minuta, por gjithashtu ka marrë vendime të dyshimta taktike gjatë ndeshjeve.

Vendosja e Eric Garcia si mbrojtës qendror i krahut të djathtë kundër Benfica, të cilin ai më pas duhej ta ndryshonte ishte një prej shembujve, si dhe pozicioni i Frenkie de Jong. /Telegrafi/

Exit mobile version