Telegrafi

Shtatë marinsa amerikanë si dhe një marinar të zhdukur në Kaliforni, dyshohet se kanë vdekur

Shtatë marinsa amerikanë si dhe një marinar të zhdukur në brigjet e Kalifornisë për shkak të një aksidenti gjatë stërvitjes, supozohet se kanë vdekur, thotë ushtria.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi erdhi pasi u ndalua kërkimi 40 orësh nga autoritetet.

Raportohet se anëtarët e shërbimit gjendeshin në një automjet amfib (AAV), i cili u fundosë gjatë stërvitjes.

Bëhet e ditur se tetë marinsa të tjerë u shpëtuan pas aksidentit, ndërkaq njëri prej tyre vdiq më pas. Dy prej ushtarëve thuhet se janë në gjendje kritike.

“Ju njoftoj me keqardhje që vendosa të përfundojë përpjekjen e kërkimit”, tha Christopher Bronzi, komandant i Njësisë së 15-të të Ekspeditës Detare (MEU).