Telegrafi

Shtatë lule shumëvjeçare të cilat do të lulëzojnë gjatë tërë verës në kopshtin tuaj

Me krasitje të rregullt këto bimë atraktive shumëvjeçare do të na kënaqin me lulet e veta shumë vite gjatë verës.

Nëse i lejojmë lulet që të vyshken në bimë, bima do të orientohet në krijimin e farave në vend të fletëve të gjelbra, transmeton Telegrafi.

Kokarda – Gaillardia grandiflora lulëzon nga maji deri në vjeshtë, derisa të shfaqen ngricat. Krasiten degët deri tek fletët. Më së miri zhvillohen kur është kohë me diell dhe e thatë.

Trëndafili – Rosa spp. Lulëzon nga maji pesë javë. Krasiteni në kënd, saktësisht mbi degën më të afërt me pesë fletë të reja.

Kandilja – Aquilegia spp. Lulëzon nga maji deri në gjysmën e qershorit. Duhet krasitur deri te fletët. Pas lulëzimit të dytë, lërini lulet dhe mblidhni farat kur të piqen.

Vjeshtorja e kaltër – Polemonium caeruleum lulëzon nga qershori dhjetë javë. Pas lulëzimit të parë krasitni bimën deri disa centimetra mbi tokë. Pas lulëzimit të dytë lëreni lulet në degë për të marrë farat e reja.

Syri i vajzës – Coreopsis grandiflora lulëzon vazhdimisht nga maji deri në shtator. Kur lulet vyshken, duhet krasitur kërcelli. I përballon mirë edhe vapën, edhe thatësinë, edhe lagështinë.

Zilja malore – Campanula persicifolia lulëzon nga qershori deri në gjysmën e korrikut. Krasitni lulet pa ia hequr sythat në zhvillim. Në vendet me vapë të madhe më së miri rritet në freski të pjesshme.

Sherbela e stepave – Salvia nemorosa lulëzon vazhdimisht nga prilli deri në tetor. Fletët e vyshkura duhet prerë. Këto lule tepër të bukura ngjyrë vjollce tërheqin fluturat. /Telegrafi/