Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, do ta shkurtojë listën e tij preliminare prej 33 futbollistësh për Euro 2024 në vetëm 26 futbollistë para fillimit të kësaj gare.
‘Tre Luanët’ kanë bërë të ditur ekipin e tyre për Euro 2024 këtë pasdite, me një sërë emrash të njohur si Jordan Henderson, Reece James dhe Marcus Rashford që mbetën jashtë saj.
Pesë lojtarë që nuk e kanë bërë ende paraqitjen e parë me Anglinë janë ftuar, duke përfshirë dyshen e Liverpoolit, Jarell Quansah dhe Curtis Jones si dhe mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton.
Do të ketë lajme të këqija për shtatë lojtarë para përfundimit të afatit të caktuar nga UEFA (7 qershor) për të dërguar listën finale të futbollistëve të ftuar, teksa Southgate ka sinjalizuar se do të bëjë një përzierje të lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë përvojë për këtë garë.
Shtatë lojtarët që rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga lista përfundimtare:
James Trafford (Burnley)
Jarell Quansah (Liverpool)
Lewis Dunk (Brighton)
Jarrad Branthwaite (Everton)
Curtis Jones (Liverpool)
Adam Wharton (Crystal Palace)
James Maddison (Tottenham)
/Telegrafi/