Telegrafi

Shtatë lojtarë largohen nga Reali, vijnë Falcao dhe Neymar?

Marca shkruan se Perez është tejet i zemëruar në ekipin e tij, për shakk të formës së dobët që po kalojnë mbretërit, ndërsa tani është i vendosur që të bëjë edhe transfere sensacionale për të cilat ai dhe njihet nga e kaluara.

Lojtarët që pritet të largohen pritet të jenë emra të mëdhenj që kanë zhgënjyer presidentin dhe nuk kanë treguar formë të lartë, apo ishin të padisiplinuar.

Plani i Florentinos është që me një pjesë të parave të fituara nga shitja e lojtarëve gjatë verës të transferohen dy supersulmuesit, Radamel Falcao dhe Neymar, që së bashku kushtojnë 170 milionë euro. /Telegrafi/