Telegrafi

Shtatë Kompanive Regjionale të Ujërave u vazhdohen lejet ujore

Skënder Bublaku, drejtor i Ujësjellësit Rajonal Batllava, tha se vazhdimi i lejeve ujore , neve si kompani , na obligon që shfrytëzimin e ujit ta bëjmë në mënyrë racionale dhe qytetarëve tu ofrojmë furnizim cilësor të ujit.

Ndersa ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yağcılar, ua ndau sot vazhdimet e lejeve ujore shtatë kompanive regjionale të ujërave.

Në fjalën e tij ministri Yağcılar i njoftoi drejtorët e kompanive regjionale të ujërave se vazhdimi i Lejeve Ujore, bëhet në bazë të Udhëzimit Administrativ mbi përmbajtjen, formën, kushtet dhe mënyrën e lëshuarjes dhe ruajtjes se Lejes Ujore të cilat Kompani më parë kanë qenë të pajisura me Leje ujore të lëshuara nga MMPH në Janar të vitit 2007 mbi shfrytëzimin e rreth 160 milion m3 ujë në vit. /telegrafi/