Partia Demokratike e Kosovës në legjislaturën e tetë të Kuvendit do të ketë 19 deputetë.
Sipas rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shtatë ish-deputetë të PDK-së që ishin kandidatë në këto zgjedhje nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për të qenë sërish deputetë.
Në mesin e këtyre janë: Evgjeni Thaçi-Dragusha, Gazmend Bytyci, Kujtim Gashi, Sejdi Hoxha, Valdete Idrizi, Besa Ismaili, Bajrush Xhemaili.
PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 148 mijë e 296 vota apo 16.90%. /Telegrafi/