1. Kerrin
Këtë e kemi dëshmuar disa herë. Veturat më të mira të botës, i gjen në Kosovë.
2. Shtëpitë
Nuk gjen askund mobile e kuzhina më të bukura se te shqiptarët.
3. Kafet
Këtë edhe të tjerët na e treguan. I kemi më të mirat në botë.
4. Jetën
Të gjithë e njohim dikë që jeton si begu nga remitancat. Pa prek send me dorë, si zotni jeton. Ka raste edhe si politikanët të cilët jetën e ndërtuan me shumë “mund” dhe “sakrificë” për atdheun.
5. Të rinjtë
Për këtë dorën në zemër edhe gjermani na ka lakminë. Vetëm ne me sa duket nuk ia dimë vlerën.
6. Taksitë
Përderisa në shumë vende të botës taksitë janë makina shumë të vjetra, në Kosovë të rastis të hipësh edhe në ndonjë BMW e cila punon 1-sh për Fushë Kosovë.
7. Dasmat
Këtu jo vetëm një dit, por tri më se paku. Madje nuset i marrim edhe nga qielli. Ndoshta sepse kemi shumë trafik nga veturat e shumta, pse mos ta marrim me helikopter. /Ripost/